Eloise Greenfield – Kapja e Peshkut

KAPJA E PESHKUT
Eloise Greenfield [ 1929, ShBA ]

Duhet më shumë
sesa vetëm dëshira
ta zësh një peshk
e merr një grep
ia shton një karrem
koncentrohesh
pastaj me durim
pret, pret e pret
asnjë kafshim
s’kanë apetit
kështu që folju
për karremin
e shijshëm
se si kafshimi
do ishte pikë
e shkuar pikës
kjo është
më efikase
sesa dëshira
e thjeshtë
nëse vërtet
dëshiron
ta kapësh
një peshk

– – –
© 1988 E. Greenfield – Burimi: Under the Sunday Tree (Harper & Row, 1988) – Via Poetry Foundation (USA)
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2016

– – –
…qe shpërndar dikur si “poem of the day” (poezi e ditës) nga Poetry Foundation, dhe me thjeshtësinë e vet është mjaft “provokative”, ma pati ngjallur buzëqeshjen, vjersha si për inat ia qëllon pikës, e prek pikërisht thelbin e vërtetësisë, ndërsa dihet… aq shpesh “e vërteta” sikur s’na pëlqen fare, sepse e shpalos të kundërten e asaj “ideales” që supozonim, apo e paraprisnim : )
(s. guraziu – ap, 2019)